Kryetari aktual dhe kandidati i sërishëm i LDK’së për Fushë Kosovën, Burim Berisha ka treguar se çfarë është bërë në komunën që ai drejton për planin urbanistik.

" />
Artikull i Sponzorizua

Berisha tregon planin e LDK-së për Fushë Kosovën

Berisha tregon planin e LDK-së për Fushë Kosovën

Kryetari aktual dhe kandidati i sërishëm i LDK’së për Fushë Kosovën, Burim Berisha ka treguar se çfarë është bërë në komunën që ai drejton për planin urbanistik.

“Fushë Kosova ka nevojë për shumë gjëra, si çdo vend që është në rritje, është vend me dinamik. Kemi bërë ndriçimin total në qytet, kemi vendosur disa km trotuare, nëpër fshatra po ashtu është vendosur  ndriçimi dhe trotuaret”, tha ai në Klan Kosova.

Berisha ka treguar edhe planet për mandatin e ardhshëm.

“Do të ndajmë 10 milionë për Fushë Kosovën, 10 milionë për fshatrat, me një zhvillim të balancuar. Për ta ruajtur këtë ritëm të zhvillimit, do të bëjmë 40 mini parqe në gjithë komunën – 20 në qendër e 20 në fshatra. Do ta bëjmë një park në vendin ku ka qenë vendi për mbeturina”, tha Berisha.

Berisha ka folur edhe për ndërtimet në këtë komunë.

“Nuk është kaos urbanistik, ne kemi trashëguar një plan urban, në vitin 2005 është bërë plani urban dhe më pas është rishikuar. Këtë vit kemi dhënë 168 leje, qyteti bëhet kështu, qyteti bëhet me blloqe ndërtimi, nuk bëhet ndryshe. Të gjitha standardet janë, komisionet për verifikim janë ashtu si edhe janë planet urbane, gjithçka është në kuadër të rregullave. Qyteti po bëhet, një qytet modern që e do një dorë estetike”, tha ai.

Berisha ka thënë se programi i tij për katër vitet e ardhshme bazohet në 5-6 shtylla.

“Përmes donatorëve, granteve dhe bashkëfinancimit do të kemi 20-21 milionë euro. Prioritet është arsimi, kultura e sporti me 6 milionë euro, shëndetësia me 3 milionë, infrastruktura me 5 milionë”, ka përmendur ai disa prej fushave në të cilat do të shkojnë investimet me të mëdha.

“Në arsim do të ndërtojmë një shkollë, do të bëjmë dy salla sporti, në fshatra do t’i bëjmë shtatë salla sporti, do të bëjmë dy çerdhe, pastaj në kulturë do të vazhdojmë me gjurmime arkeologjike”, është shprehur ai.

Ai ka thënë se do ta rrisin Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

“Do të ndërtojmë mbi 40 shtëpi, në katër vitet e shkuara kemi ndërtuar mbi 90 sish. Në Fushë Kosovë ekziston rrjeti i shtrirë i ujësjellësit në çdo shtëpi, 50 kilometra janë kryer vitin e kaluar. Është e vetmja komunë që nuk ka rrjet të azbestit. Problemi i ujti do të zgjidhet pas zgjedhjeve, po bëhet politikë me ujë. Edhe 2.3 kilometra rrjet dhe ky problem do të zgjidhet”, ka pohuar ai.

Lexo më shumë në: http://m.gazetaexpress.com/zgjedhjet-lokale-2017/berisha-tregon-planin-e-ldk-se-per-fushe-kosov-448543/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright