Insajderi ka zbuluar se Zeka është takuar me Millakun në kuadër të përpjekjeve për të ndikuar në mbylljen e hetimeve kundër tij. Zeka ka takuar edhe zyrtarë tjerë me ndikim për të kërkuar ndihmë. Takimi i tyre përbënë një rast të paprecedent kur një kryeprokuror takohet me një të dyshuar për krim të organizuar.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Reshat Millaku e ka pritur në zyrën e tij një të dyshuar për krim të organizuar, mashtrim e shmangie nga tatimi.
Millaku është takuar me Milaim Zekën. Zeka po hetohet nga Prokuroria që drejton Reshat Millaku. Si rezultat i këtyre hetimeve, është arrestuar një javë pas këtij takimi.
Insajderi ka zbuluar se Zeka është takuar me Millakun në kuadër të përpjekjeve për të ndikuar në mbylljen e hetimeve kundër tij. Zeka ka takuar edhe zyrtarë tjerë me ndikim për të kërkuar ndihmë.
Takimi i tyre përbënë një rast të paprecedent kur një kryeprokuror takohet me një të dyshuar për krim të organizuar.
Prokuroria e Shtetit është munduar ta arsyetojë takimin se kinse takimi nuk ka pasur temë diskutimi hetimet ndaj Zekës, por punën dhe kompetencat e Prokurorisë Speciale. Prokuroria ka thënë se Millaku e ka pritur Zekën si deputet e jo si të dyshuar.
“Milaim Zeka ka kërkuar të takohet me Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Reshat Millaku, në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Kosovës, dhe se gjatë këtij takimi nuk do të bisedojë lidhur me rastin e tij, por për çështje që është në interes të punës nga kompetenca e PSRK-së”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë, Ekrem Lutfiu.
“Kryeprokurori Millaku e ka pranuar në zyrë Milaim Zekën, dhe gjatë takimit që kanë zhvilluar prezentë ka qenë edhe një prokuror tjetër nga PSRK-ja”, ka shtuar ai, duke u përpjekur të heq dilemat për temën e diskutimit.
Ndërkohë, një javë pas këtij takimi, Zeka është prangosur dhe është dërguar në Gjykatë me kërkesë për caktim të paraburgimit.
Ditën e arrestimit, Zeka është takuar edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj. Zyra e kryeministrit njoftoi se temë diskutimi ishte çështja e Ligjit për RTK-në. /Insajderi.com