Kryeministri vazhdon të besojë se liberalizimi mund të ndodhë pa demarkacion

Kryeministri vazhdon të besojë se liberalizimi mund të ndodhë pa demarkacion

Haradinaj tregon se çfarë duhet bërë për ta fituar liberalizimin e vizave Kryeministri Ramush Haradinaj në një intervistë speciale në RTV 21 mes tjerash foli edhe për liberalizimin e vizave. Haradinaj tha se nuk e sheh të keqe dhe si problem që të merret pasaporta e Shqipërisë, por e vetmja mënyrë për ta marr liberalizimin tha se është të kryhen punët e shtëpisë.

Sipas kryeministrit Haradinaj qytetarët e Kosovës mund ta marrin liberalizimin edhe nëse nuk finalizohet demarkacioni, por nëse i kryejmë punët e shtëpisë, shkruan rtv21.tv

“Na mujm marrim liberalizim edhe BE-ja mund me na jep liberalizimin çoftë edhe nëse nuk është finalizu çështja e demarkacionit po është një proces të respektum, por nëse i kryejmë punët e shtëpisë, pra kryesorja reforma, MSA-ja, detyrat që i kemi në qeverisje ajo është elementi. Kur ulet një qeveri atje donë me thënë po për liberalizim ai e kqyrë substancën”.