Artikull i sponsorizuar

Hasani: Vitia e gatshme për ndryshim

Hasani: Vitia e gatshme për ndryshim

Kandidati për kryetar komune nga Nisma për Kosovën, Bajram Hasani është shprehur i bindur se qytetarët e Vitisë janë të gatshëm për ndryshim në qytetin e tyre.

Hasani ka zhvilluar sot një takim në këtë qytet.

“Edhe qytetarët e Vitisë po tregohen të gatshëm për ndryshime në qytetin e tyre. Sot gjatë takimin me kandidatët e NISMA për këshilltarë komunal u informova për punën që po bëhet për zgjedhjet komunale të 22 tetorit. Kandidatët tanë u shprehën të bindur në fitore. Ka ardh koha për ndryshime në çdo qytet”, ka shkruar Hasani. /Insajderi.com