Ferati, protesë publike për kërcënimin e shefit të OSHP-së

Ferati, protesë publike për kërcënimin e shefit të OSHP-së

Fehmi Ferati, kandidat për kryetar të Komunës së Mitrovicës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar ndaj kërcënimit që i është bërë shefit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), Blerim Dinës.

“Fillimisht desha si kandidat për kryetar të Komunës së Mitrovicës, dua që të bëjë një protestë publike për kërcënimin që i është bërë shefit të organit të shqyrtimit të Prokurimit Publik, Blerim Dina dhe mendoj se është shqetësuese për momentin të cilin po kalojmë tani”, ka thënë Ferati në një debat parazgjedhor në televizionin publik.

Ndryshe, Ferat ka thënë se LVV ka 28 zotime dhe 10 masa në planin e saj për qytetin e Mitrovicës, derisa ka premtuar depolitizimin e arsimit dhe sektorëve të tjerë në këtë komunë.

Shefi i OSHP-së, Blerim Dina u kërcënua para dy ditësh nga kushëriri i Sami Lushtakut, Shabani, dhe nga një person tjetër i paidentifikuar.

Dina ka treguar për gazetën Insajderi se pasi dy persona e kishin kërcënuar, ai kishte biseduar në telefon me Sami Lushtakun. Thotë se i kishte kërkuar kryetarit të Skenderajt që t’ia largonte dy personat që po e përcillnin. Lushtaku, sipas Dinës, ia kishte mbyllur telefonin.