Zafir Berisha: Nisma, forca e vetme që sjell ndryshime në Prizren

Zafir Berisha: Nisma, forca e vetme që sjell ndryshime në Prizren

Nisma për Kosovën, dega në Prizren ka përmbyllur fushatën në sheshin “Shadervan”. Në një tubim madhështorë partia e Fatmir Limajt po synon të marrë drejtimin e këtij qyteti.

Në sheshin e stërmbushur me njerëz është bërë thirrje për ndryshimin e qeverisjes më 22 tetor.

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj tha se Prizreni iu ka kthyer qytetarëve të vendit me një kërkesë: Si do të sillën qytetarët e Prizrenit më 22 tetor.

Prizreni, sipas tij, kërkon të marrë vendim të drejtë.

“Kultura e Prizrenit, të rinjtë të gjithë e kanë një thirrje që ky qytet të drejtohet nga qytetarët e Prizrenit. Ne vlerësojmë se ky qytet meriton një qeverisje demokratike dhe qyteti i Prizrenit ka nevojë për rikthimin e kulturës dhe identitetit të dikurshëm. Prizreni ka nevojë për klubët e famshme sportive që kanë qenë krenaria e Kosovës. Qyteti i Prizrenit ka nevojë t’i kthehen aktivitetet rinore e kulturore e arsimore. Fermeri apo bujku ka nevojë për një qeverisje e cila i rrinë afër dhe e ndihmon. Prizreni ka nevojë për ndryshim”, ka thënë Limaj.

Koha, sipas tij, është për ndryshime duke shtuar se është koha për Nismën dhe Zafir Berishën.

Ai ka kërkuar nga qytetarët e Prizrenit të mos e lëshojnë këtë rast. Ai ka thënë se beson se duhet tejkaluar interesat partiake duke kërkuar që të gjithë të kthehen aktivistë dhe të ndihmojnë ndryshimin.

“Ne bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Prizrenit pavarësisht përkatësisë etnike e fetare të bashkohen për ndryshimin e madh dhe ia japin një mundësi qytetit të Prizrenit. Me Zafir Berishën do të bëhet një prerje nga e kaluara për të filluar ndryshimin. Jam i bindur që më Berishën gjërat do të ndryshojnë në Prizren. Prizreni ka nevojë për një kryetar, i cili është i guximshëm dhe i urtë. Për një kryetar i cili afron dhe bashkon njerëzit që e duan këtë qytet”, ka shtuar Berisha.

Tutje, Limaj ka thënë se asamblistët e Nismës në gjithë kuvendet komunale do të jenë zëri i qindra mijërave qytetarëve të cilët nuk e ndiejnë vetën të përfaqësuar.

“Do të jenë zëri i punëtorit, e bujkut, fermerit e ndërmarrësit dhe afër të gjithë atyre që cdo ditë u bëhen padrejtësi. Prizreni ka nevojë për njerëz të cilët nuk mashtrojnë dhe të cilët u qëndrojnë prapa premtimeve”, ka shtuar Berisha.

E, pretendenti për kryetar të Prizrenit nga radhët e Nismës, Zafir Berisha ka thënë se do të krijojnë dy zona të lira ekonomike të cilat do të ndikojnë në hapjen e vendeve të reja të punës.

Berisha ka thënë se qyteti i Prizrenit nuk mund të vazhdoj të mbetet në këtë gjendje. Ai ka premtuar investime të fuqishme në rast se merr drejtimin e Prizrenit.

“Nisma është e vendor që të gjitha hapësirat e uzurpuara të çlirohen dhe t’u kthehen qytetarëve të Prizrenit. Urbanimi në Prizren është i atakuar nga mafia e ndërtimit dhe Prizreni e ka humbur pamjen e saj prej metropoli. Ju garantoj se të gjithë ata që e kanë degraduar Prizrenin do të japin përgjegjësi para organeve të drejtësisë”, ka thënë Berisha.

Duke krijuar siguri në Prizren, ai ka thënë se krijohet e ardhme e sigurt për fëmijët e Prizrenit dhe për ata që duan të investojnë në këtë qytet.

Ai ka ftuar të gjitha komunitetet në Prizren të bëhen pjesë e Nismës dhe pjesë e ndryshimeve duke shtuar se me Nismën në qeveri do t’i kthehet identiteti i dikurshëm këtij qyteti.

Nisma, sipas tij, i bashkon qytetarët e Prizrenit. Ai ka ftuar qytetarët e Prizrenit të dalin në mënyre masive dhe të votojnë numrin 31.