Kandidati për kryetar të komunës së Pejës nga Fatmir Gashi ka vazhduar ta akuzojë kryetarin aktual të kësaj komune Gazmend Muhaxhiri për dështimin në realizimin e qendrës së skijimit “Borea”.
Debati i nxehtë mes dy kandidatëve për kryetar komune mes Muhaxheri ka vazhduar derisa moderatori ka paralajmëruar se do të ndalen mikrofonat e të dy kandidatëve.
Gashi ka fajësuar Muhaxherin për dështimin e realizimit të projektit të qendrës së skijimit “Borea”
“Asnjë qytetarë nuk e ke vetë për “Borea” por ke vepruar ti e din si ke veprua”, ka thënë Gashi në RTK.
Gashi më tej ka folur për problemet e Pejës ku ndër të tjera ka premtuar se çështjen e kanalizimit dhe të ujit do ta rregullojë brenda mandatit një.
“Për katër vjet nuk ka me pas probleme të kanalizimit, brenda katër viteve do të rregullohet problemi i kanalizimit dhe ai i ujit, kryetari ka premtuar më herët e do të rregullojë ujin edhe kanalizimin por nuk ka ndodhë. Kur të kryhet mandati im nuk do të mbetet asnjë pjesë me probleme të tilla”, ka thënë Gashi.