Shala premton bursa për të rinjtë

Shala premton bursa për të rinjtë

Kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës për kryetare të komunës së Pejës, Sabiha Shala në debat në RTK ka shpalosur programin e saj për të rinjtë.

Ajo ka premtuar se në krye të komunës me të, të rinjtë e Pejës nuk do të zhgënjehen siç ka ndodhur me kryetarin aktual.

Shala ka thënë se aktualisht të rinjtë janë të zhgënjyer me vendin ndërsa ajo ka thënë se për të rinjtë do shpërndahen bursa dhe do t’i ofrohet punë sezonale.

“Duhet të punësohen të rinjtë ata janë të zhgënjyer, ata nuk shohin të ardhme në vend, ne  do të ndajmë bursa për ta dhe do të ofrojmë edhe  punë sezonale për të rinjtë”, ka thënë ajo.