Pograxha e Bilinca ia konfirmuan mbështetjen kandidatit për kryetar të Gjilanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Rexhep Kadriut. Në këtë tubim u bë prezantimi edhe i kandidatit për asamblenë komunale tëGjilanit, Sami Azemi.
Azemi u tha se vota për Rexhep Kadriun, nuk nënkupton vetëm votë për kryetarin, por më tepër se kaq është votë për zhvillim ekonomik, punësim, dhe për një Gjilan ndryshe. Ai kërkoi përkrahje në mënyrë që qytetarët nga kjo anë të kenë një përfaqësues të denj në organin më të lartë të komunës.
Ndërsa, kandidati për të parin e Gjilanit, Rexhep Kadriu tha se përgjatë katër viteve në bashkëqeverisje në Gjilan, dhe tridhjetëditëve të fushatës elektorale, kemi dëshmuar se jemi të vetmit qëas nuk akuzojmë të tjerët, as nuk shpifim, dhe nuk merremi me të tjerët, sepse detyrë e çdo partie politike dhe çdo kandidati qëpretendon me të bëhet kryetar komune, është të tregoi për planet e tij për mandatin e ardhshëm.
“Rivalët në mungesë tëprogrameve dhe argumenteve, gjatë gjithë fushatës janë marr me njëri-tjetrin, me akuza për njëri tjetrin, dhe krejt në fund nisën edhe me shpifë. Ne nuk merremi me ta, sepse jemi të vendosur me krijua një standard të ri edhe të të bërit fushatë, edhe të qeverisjes”, tha Rexhep Kadriu.
Ai shtoi se të gjitha ato që iu kemi thënë përgjatë tridhjetë ditëfushatë, kanë bazë, përkrahje dhe seriozitet.
“Ne kemi ofrua para jush program të realizueshëm, dhe pikësynim yni ështëpunësimi, zhvillimi ekonomik, sepse Gjilani përgjatëtetëmbëdhjetë viteve ka qenë i përjashtuar nga agjenda e qeverisë, ndërsa sot rivalët mundohen që përmes shpifjeve ta pengojnë vullnetin qytetarë që do të dëshmohet me 22 tetor. Nuk kanë mundësi me zhvillua Gjilanin ata që kanë udhëheqë me të, herë njëri e herë tjetri, porse Gjilanin e ndryshojn vetëm ata qëkanë vullnet me ba ndryshim, dhe që janë këmbëngulës kundrejt qeverisë për ti realizuar projektet e domosdoshme për Gjilanin”, përfundoi Kadriu.