Haradinaj propozon ligj për armët si në Amerikë, “kush gjendet pa allti në shokë, duhet dënuar”

Haradinaj propozon ligj për armët si në Amerikë, “kush gjendet pa allti në shokë, duhet dënuar”

Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës ka deklaruar se do ta përkrahte një ligj që do të lejonte mbajtjen e armëve.

I pyetur nga gazetari në rtv Dukagjini, për një nga këshilltarët e tij të cilit ia kishin gjetur një armë pa leje, Haradinaj ka thënë se nuk ka ushtar të UÇK-së që nuk mbanë armë pa leje, shkruan Indeksonline.

Lidhur me këtë, Haradinaj ka shtuar se do e kishte bërë një ligj si në Amerikë, ku personi dënohet nëse nuk mbanë armë.

“Nuk ka ushtar të UÇK-së që nuk ka allti pa leje. Për mua nuk përbën ndonjë problem, është diçka normale. E kisha bë ligjin si në Amerikë, nëse të gjen pa allti në shokë, me të dënu. Unë i kam disa pikëpamje të miat”, ka thënë ai, shkruan Indeksonline.