Përleshje e përgjakshme në Zvicër – lëndohen tre shqiptarë

Përleshje e përgjakshme në Zvicër – lëndohen tre shqiptarë

Një përleshje masive ka ndodhur sot herët në mëngjes me pjesëmarrjen e dhjetë personave në Lugano dhe ka përfunduar me katër të plagosur me armë të ftohta.

Gjatë përleshjes të përgjakshme në një lokal të Luganos, një burrë ka plagosur shumë persona me thikë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mes të premtes dhe të shtunës, ndërsa agresori ka ikur në drejtim të paditur, shkruan media zvicerane “sda.ch”. Motivet nuk bëhen të ditura.

Mes viktimave janë tre shqiptarë, tre italianë mes moshave 23 deri 27 vjeç dhe një 22 vjeçar zviceran. Njëri është dërguar me ambulancë në spital, ndërsa tjerët kishin plagosje në dorë dhe këmbë. Asnjëri nuk është në rrezik për jetën, thanë nga policia e Tesinit.