Mbi 28 për qind të qytetarëve të Kosovës kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar deri në ora 15.
Ndërsa, pjesëmarrja e votuesve në Podujevë për këto zgjedhje deri në ora 15:00 është 32,56%, apo 27.083 votues. Kjo komunë ka 43 qendra të votimit.
Kujtojmë se vend votimet do të mbyllen në ora 19:00.
Deri në ora 15:00, Skenderaj është komuna me më së paku votues, ndërsa ajo me më së shumti në bazë të përqindjes është Mamusha./Insajderi.com