Selim Pacolli i Aleancës për Kosovën e Re (AKR) ka arritur të dalë i treti në zgjedhjet lokale në Komunën e Prishtinës, sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Demokracia në Veprim.
Pacolli ka arritur t’i thyejë parashikimet dhe të rezultojë më i suksesshëm se kandidatët e PDK-së, AAK-së e NISMA-s në Prishtinë.
Në kryeqytet, Pacolli ka arritur të fitojë rreth 10 për qind, raporton Gazeta Online Insajderi.
Ndërkaq, dy kandidatët e parë në Prishtinë janë Shpend Ahmeti, i cili prin me rreth 44 për qind të votave të fituara, dhe Arban Abrashi me rreth 33 për qind të votave të fituara. /Insajderi.com