Lista Serbe fiton 9 komuna, vetëm në një shkon në balotazh

Lista Serbe fiton 9 komuna, vetëm në një shkon në balotazh

Nga të dhënat e mbledhura nga DnV-ja, të cilat i kanë bërë publike, Lista Serbe ka fituar në raundin e parë të paktën në nëntë komuna.

Kjo parti ka arritur të mbledhë:

86.91% të votave në Graçanicë

80.27% në Zubin Potok,

 

70.54% në Shtërpcë

77.18% në Ranillugë

61.65% në Partesh

63.56% në Mitrovicën e Veriut

62.03% në Leposaviq

 

55.98% në Novobërdë

 

 

70.21% në Zveçan

Ndërsa komunën e Kllokotit Lista Serbe ka marrë 47% të votave duke u pasuar nga Iniciativa Qytetare me 29%, bazuar në të dhënat e DnV-së.

Pasi ende nuk kanë përfunduar të gjitha rezultatet mund të këtë lëvizje të mëtejshme në këto komuna.