Ministri malazez i Mbrojtjes, Predrag Boshkoviq ka bërë të ditur se hapësirën ajrore të Malit të Zi do ta kontrollojnë anëtaret e NATO-s, Greqia dhe Italia. Ai i ka thënë TV të Malit të Zi se pritet së shpejti nënshkrimi i marrëveshjes, transmeton Koha.net.
“Greqia dhe Italia do të bëjnë ‘air policing’ për Malin e Zi, ashtu siç e bëjnë tash disa vite. Kjo nuk do të na kushtojë asgjë”, ka thënë Boshkoviq.
Mali i Zi nuk ka avionë luftarakë, ndërsa ka mbajtur vetëm helikopterë.