Blerand Stavileci: Jemi të qetë dhe triumfues

Blerand Stavileci: Jemi të qetë dhe triumfues

Blerand Stavileci, Ministër i Zhvillimit Ekonomik nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se partia e tij është shembull i tranzicionit demokratik, duke iu referuar zgjedhjes së Kadri Veselit në krye të PDK-së.

“Përveç tjerash, jemi shembull i tranzicionit demokratik, modern, të natyrshëm, të qetë dhe triumfues. Brenda dy muajve dhamë dy shembuj të tillë, njëri i karakterit shtetëror, institucional, me zgjedhjen e Presidentit të Shtetit, z. Hashim Thaçi, dhe, tjetri i karakterit organizacional, partiak, me zgjedhjen e Kryetarit të ri të PDK-së, z. Kadri Veseli”, ka thënë ai në një konferencë për media, të parën pas përfundimit të konventës së shtatë të PDK-së.

Kadri Veseli u zgjodh kryetar i ri i PDK-së të shtunën me asnjë votë kundër.  Ai në këtë post zëvendëson ish-kryetarin Hashim Thaçi, që është zgjedhur president i Kosovës./Insajderi.com