Gruaja raporton rrejshëm për rastin e grabitjes

Policia në Mitrovicë bën të ditur se ka pasur një deklarim të rrejshëm nga një grua e cila pretendonte se persona me maska i kishin grabitur të holla në shtëpinë e saj. Rasti ka anodhur dje në orët e mëngjesit.

“Ankuesja femër shqiptare ka raportuar se dy persona të dyshuar të panjohur me maska kanë hyrë në shtëpinë e saj dhe i kanë grabitur 70 euro dhe një arkë të kursimeve të fëmijëve me ç’rast janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e policisë.

Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore, ku është konstatuar se viktima-e dyshuara ka inskenuar rastin, kurse me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.