
Në fshati Radoste në Rahovec është regjistruar një rast i kanosjes me armë.
Ankuesi mashkull shqiptar ka raportuar dje se është kanosur me armë nga i dyshuari mashkull ashkali.
“Gjatë kontrollimit të shtëpisë të dyshuarit i është gjetur dhe konfiskuar një AK-47 pa municion”, raporton policia.
I dyshuari është paraqitur në stacionin policor dhe është kuptuar se deri te kanosja ka ardhur për shkak të një borxhi që i kishte ankuesi.
Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.