Messi do të ketë një paraqitje të veçantë sonte

Messi do të ketë një paraqitje të veçantë sonte

599 ndeshje – 523 gola, Leo Messi do të bëjë paraqitjen e 600 sonte me fanellën e Barcelonës.

Ndeshja me Sevillan do të jetë e veçantë për Lionel Messin, që do të kapë shifrën e 600 paraqitjeve me fanellën e Barcelonës, shkruan Gazeta Express.

30 vjeçari bëri paraqitjen e parë me katalunasit në tetor të vitit 2004 duke u shndërruar në një ndër lojtarët më të mirë në histori të futbollit.

Messi ka shënuar 523 gola për Barçën në të gjitha garat – golin e parë e realizoi kundër Albacetes në maj në vitin 2005.

Gjatë kësaj periudhe, Messi ka fituar çmime të shumta si individuale ashtu edhe ekipore, ndërsa është shpallur pesë herë më i miri në botë, duke fituar pesë “Topa të Artë”, një më shumë se rivali, Cristiano Ronaldo.