
Arabia Saudite është goditur nga “një raketë balistike”, ka konfirmuar edhe Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë nga Gadishulli Arabik, në një deklaratë dhënë për media të shtunën në televizionin Al-Arabiya.
Siç raporton Al Jazeera, përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë rebelët e njohur me emrin “Houthi” nga Jemeni. “Houthi” është një grup rebel ushtarak që vepron në Jemen, raporton Insajderi.
Rebelët “Houthi” kanë thënë se ata qëlluan me një raketë balistike kryeqytetin e Arabisë Saudite. Sipas grupit rebel, kjo raketë me rreze të gjatë udhëtoi mbi 500 km nga Jemeni në Arabinë Saudite, raporton Insajderi.
Ende nuk është raportuar për viktima. /Insajderi.com