“Vdekja e Deharit është vdekje e besimit për të ndërtuar një shtet të drejtë”

“Vdekja e Deharit është vdekje e besimit për të ndërtuar një shtet të drejtë”

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, është duke e parë si dështim të shtetit mos zbardhjen e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kryeziu ka shkruar se “Dështimi i shtetit për te ofruar drejtësi për vdekjen e dhunshme të Astrit Deharit, është vdekje e besimit ne parimet dhe vlerat e shoqërisë tonë, për të ndërtuar një shtet të së drejtës”, shkruan Insajderi.

Sot janë bërë një vit që nga vdekja e Deharit. Ndërsa sot Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar një marsh protestues për vdekjen e Astrit Deharit. /Insajderi.com