Në Prishtinë dje është regjistruar një rast i dhunës familjare, gjegjësisht kanosjes. Policia njofton se është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka kanosur me jetë vëllanë e tij.
“Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton policia.
Ndërsa, në një rast tjetër, po në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dhe e ka kanosur me armë bashkëshorten e tij viktimën femër shqiptare.
“Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armën –pistoletë me një karikator me pesë fishekë të kalibrit 9 mm. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.