Insajderi kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e sulmuesve të Ollurit

Insajderi kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e sulmuesve të Ollurit

Po bëhen tashmë tre muaj prej kur është sulmuar fizikisht drejtori i Insajderit, Parim Olluri dhe asnjë person nuk është arrestuar.

Pas publikimit të fotografive të tre sulmuesve të nxjerra nga kamerat e sigurisë, Insajderi kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e këtyre personave.

Të gjithë ata që i njohin sulmuesit, lutën që ta njoftojnë Policinë e Kosovës në numrin 192. Po ashtu qytetarët mund të japin informacione edhe në redaksinë e Insajderit ose nëpërmjet telefonit në numrin 049 338 583 si dhe në e-mail [email protected].

Të gjitha informacionet janë konfidenciale dhe do të përdorën vetëm me qëllim të identifikimit të këtyre personave.