Në rr. “Bill Klinton” në Pejë dje në mesditë është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që gjatë kontrollit në lokalin e tij janë gjetur dhe konfiskuar 18 mullinj për bluarjen e marihuanës.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”, raporton policia.
Policia ka konfiskuar sasi marihuane në dy raste të ndara në Gjilan. Në njërin rast në qytet është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Policia njofton se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Në rastin tjetër në fshatin Pozhoran të Gjilanit, dje pasdite është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Edhe në këtë rast, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.