AKR dhe PDK bëjnë marrëveshje për koalicion në këtë komunë

AKR dhe PDK bëjnë marrëveshje për koalicion në këtë komunë

Është arritur marrëveshje për koalicion ndërmjet Parisë Demokratikë të Kosovës dhe Aleancës Kosova e Re për balotazhin e 19 nëntorit në komunën e Vushtrrisë, ku do të garojnë Ferit Idrizi nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Xhafer Tahiri nga LDK, ka prodhuar pakënaqësi të mëdha në radhët e AKR-së.

Arta Imeri, Kryetarja e Forumit të Gruas së AKR-së, dhe Faton Gubetini, Kryetar i Degës IV në Nedakoc, sot zyrtarisht kanë dalë në mbështetje të kandidatit të PDK-së Ferit Idrizi, i cili e mposhti Tahirin e LDK-së në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të 22 tetorit.

Arta Imeri e cila është zgjedhur edhe asambliste e AKR-së më 22 tetor tha se strukturat e degës së AKR në Vushtrri nuk e mbështesin koalicionin me LDK i cili sipas saj është arritir nën diktat dhe nuk e përfaqëson vullnetin e strukturave dhe elektoratit të AKR.

Ajo tha se shumica e strukturave të AKR në Vushtrri do ta mbështesin dhe votojnë Ferit Idrizin për kryetar.

Në pritjen e organizuar nga PDK, në Vushtrri, kryetari i këtij subjekti, Kadri Veseli, tha se PDK është shtëpi e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe se me Ferit Idrizin kryetar, në katër vjetët e ardhshëm, vushtrriasit do të jenë dëshmitar të zhvillimit të hovshëm ekonomik të komunës dhe rritjes së mirëqenies ekonomike të tyre

“Sot i uruam mirëseardhje të ngrohtë Artës dhe Fatonit për ta mbështetur Ferit Idrizin dhe PDK-në në Vushtrri. Pa dyshim se edhe në ditët në vijim shumë personalitete të shquara nga të gjitha subjektet do t’i bashkohen platformës tonë fituese. Feriti nuk është politikan dhe platforma e tij është një platformë unifikuese, një program që në epiqendër ka të gjithë vushtrriasit pa dallim”, ka thënë Veseli, shkruan Lajmi.net

Nga ana tjetër, kandidati për të parin e Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka falënderuar Arta Imerin dhe strukturave AKR-së për mbështetjen në balotazh.

Ai tha se strukturat e AKR-së që po i japin mbështetje në fitoren e 19 nëntorit do të vazhdojnë të jenë edhe pjesë e qeverisjes së re të PDK-së në Vushtrri.