Prezantoi pasaportë dhe vizë të dyshimtë, arrestohet shtetasi turk në aeroport

Prezantoi pasaportë dhe vizë të dyshimtë, arrestohet shtetasi turk në aeroport

Policia ka arrestuar një person të dyshuar shtetas turk në Aeroportin e Prishtinës pasi kishte paraqitur pasaportën dhe vizën që dyshohet se ishin të falsifikuara.

I dyshuari ishte duke u larguar nga Kosova, rasti ka ndodhur gjatë ditë së djeshme rreth orës 17:30, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Insajderi.com