PDK më nuk e ka shumicën në Drenas

PDK më nuk e ka shumicën në Drenas

Drenasi i shpëtoi balotazhit. Ramiz Lladrovci i PDK-së u rikonfirmua si kryetar i kësaj komune. Por, këtë herë ai nuk e ka shumicën në kuvendin komunal.

E këtë si zhvillim në të mirë të demokracisë po e shohin partitë opozitare, edhe pse mundësia e koalicioneve mes partisë së Lladrovcit the subjekteve të tjera nuk përjashtohet.

Nga 20 sa i kishte mandatin e kaluar tani i ka vetëm 14 ulëse prej 31 sa janë gjithsejtë.

Megjithatë grupi parlamentar i PDK-së mund të rritet pasi ka parti si puna e AAK-së që i ka siguruar 2 ulëse.

3 ulëse i moti Iniciativa Qytetare Vizioni për Drenasin, 2 Lëvizja Vetëvendosje dhe nga një LDK AKR si dhe Iniciativa qytetare për Drenasin.