Shaqir Totaj: Do t’u shërbej të gjithë prizrenasve

Shaqir Totaj: Do t’u shërbej të gjithë prizrenasve

Sot edhe zyrtarisht ka nisur fushata pesë ditore për balotazh, ndërsa në disa prej komunave kryesore gara do të jetë e fortë.

Shumë parti kanë arritur edhe koalicione në nivele lokale për të ecur sa më sigurt në balotazh, por të cilat koalicione nuk kanë reflektuar shumë disponimin e partive në qendër.

Dy kandidatët në Prizren, Shaqir Totaj dhe Mytaher Haskuka kanë qenë aktiv por Totaj megjithë epërsinë prej 5 mijë votat nga rundi i parë, ka siguruar edhe mbështetjen edhe të tri subjekteve politike për balotazh. Bëhet fjalë zyrtarisht për AAK-në, KDTP turke dhe koalicionin VAKAT.

Kurse Haskuka ka siguruar mbështetjen zyrtare vetëm të Zafir Berishës së NISMA-së.

Totaj duke i komentuar këto koalicione, ka thënë se “janë pjesë e qasjes së tij për të pasur një gjithëpërfshirje pasi do të jetë një kryetar i të gjithëve dhe për të gjithë”.

Sipas Totaj, bashkëpunimi me partitë nga grupet e ndryshme etnike, është tashmë tradicionale në Prizren dhe ato janë aleatë të PDK-së.

Nga përllogaritja e votive të rundit të shpallur nga KQZ-ja, tani pas arritjes së koalicioneve, del që Totaj ka rreth 32,342 vota ndërsa Haskuka 20,372 vota, pra 12 mijë vota më shumë.