Çitaku i kundërpërgjigjet Daçiqit në mbledhje të OKB-së

Çitaku i kundërpërgjigjet Daçiqit në mbledhje të OKB-së

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së edhe një herë ia ka bërë të ditur Serbisë se Kosova tashmë është shtet i pavarur dhe kjo gjë nuk mund të ndryshoj.

Çitaku po ashtu në këtë mbledhje e cila është duke u mbajtur, ia ka bërë të ditur ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, që UNMIK-ut tashmë i ka kaluar mandati dhe se siç deklaroi Çitaku, Kosova tashmë është e lirë dhe e sigurt dhe se misioni paqeruajtës i UNMIK-ut, nuk është i vlefshëm më.

“Ky vend për ne është shumë i rëndësishëm dhe i vlefshëm për ta parë për ta keqpërdorur me gjëra të cilat nuk janë të vërteta. Kosova është e lirë dhe e pavarur dhe kjo nuk o të ndryshoj kurrë dhe për këtë është paguar mjaftë shumë. Ne e dimë që në do të vazhdojmë dhe do të kemi sfida. historia nuk do të kthehet prapa”, ka thënë Çitaku.

Ambasadorja Çitaku po ashtu, kërkoi nga udhëheqësi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së që këto mbledhje të mos mbahen çdo tre muaj pasi që sipas saj, kjo është humbje kohe, shkruan Zëri.

“Në më pak se 6 muaj Kosova organizoi edhe zgjedhjet parlamentare edhe lokale. Dalja ka qenë shumë e madhe në komunat e banuara me serbë. Ne nuk po heqim dorë dhe besojë që shumë shpejt Kosova do ta ketë fitoren. Kjo nuk do të ishte fitore ndaj Serbisë, por fitore ndaj të drejtës që i takon. Armata e Kosovës do të jetë një ushtri moderne. Dua të ju risigurojë se Kosova mbetet e përkushtuar në dialogun me Serbinë. Ne e dimë shumë mirë se çfarë ndodhë kur nuk pajtohemi me njëri tjetrin”, ka thënë ndër të tjera Çitaku.