Kina ka lënë pas Shtetet e Bashkuara për superkompjuterat me listën e 500 sistemeve më të shpejta në botë.
Shteti komunist ka 202 nga këto super" />

Kina lë pas SHBA’të për numrin e superkompjuterave

Kina lë pas SHBA’të për numrin e superkompjuterave

Kina ka lënë pas Shtetet e Bashkuara për superkompjuterat me listën e 500 sistemeve më të shpejta në botë.

Shteti komunist ka 202 nga këto superkompjutera me performancën më të larta në botë, sipas sondazhit të fundit Top500.

Në të kundërt, SHBA’ja kishte 143. Kjo shënon nivelin më të ulët që nga fillimi i studimit dyvjeçar, 25 vjet më parë, por ende mban vendin e dytë.

Japonia u rendit e treta me 35 sisteme dhe Gjermania me 20.

Në sondazhin e mëparshëm, të publikuar në qershor, SHBA’ ja ende kishte një epërsi prej 169 superkompjutorëve nga 160 të Kinës.

Përmbysja e renditjes pasqyron rritjen e investimeve të Kinës në kërkime dhe zhvillim sipas një studimi të kohëve të fundit, vendi tani përbën rreth 20% të shpenzimeve totale botërore të kërkimit dhe zhvillimit.