Pas një shiu Istogu vërshohet nga ujërat e zeza, Dreshaj: Kjo gjendje duhet marrë fund

Pas një shiu Istogu vërshohet nga ujërat e zeza, Dreshaj: Kjo gjendje duhet marrë fund

Reshjet jo edhe aq të shumta të ditës së martë kanë bërë që në Istog të vërshojnë uëjrat e zeza.

Një detaje të tillë e ka vërejtur edhe kandidati për kryetar të komunës nga radhët e AAK-së, Gani Dreshaj.

“Një shi jo aq i vrullshëm dhe i zakonshëm për këtë stinë e shkakton këtë gjendje në Istog. Kjo situatë e mjerë është parë hiç më larg se dje. Nuk ka projekt në Istog që është bërë siç duhet. Edhe ato pak punë të vogla që janë bërë, janë përcjellur me pasoja, janë dashur renovime e shpeshherë ritenderime”, ka shkruar ai.

Dreshaj ka thënë se qytetarët e Istogut e kanë shansin që ta bëjnë ndryshimin.

“E keni shansin që këtij pushteti t’i japim fundin të dielën me votën e juaj. Dilni sa më shumë në votime sepse vota juaj e përcakton të ardhmen e madhe që ju pret”, ka shkruar Dreshaj.