Policia jep detaje për aksidentin në Podujevë ku mbet i vdekur 28 vjeçari

Policia jep detaje për aksidentin në Podujevë ku mbet i vdekur 28 vjeçari

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 18:00, në fshatin Gllamnik të Podujevës,  në një aksident trafiku ka vdekur një person (këmbësor).

Sipas policisë në aksident janë përfshirë dy automjete, njëra  kamionetë e tipit Ford dhe tjetra BMË duke e goditur këmbësorin, i cili nuk ka mundur tu përballoj plagëve.

Lidhur me këtë aksident ngasësi i kamionetës B. B 22 vjeç, është shoqëruar në stacionin policor  dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit  prej 48orësh. Kurse dyja automjetet e përfshira në aksident janë  konfiskuar nga ana e policisë.

Ndërsa trupi i viktimës A. M.  mashkull, 28 vjeç, është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion.