Kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini thotë se ditë të mira po vijnë për Gjakovën.
Jo premtime të fushatës, por zotim i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Hardinaj. Para mbi 5.000 qytetarëve të tubuar në Pallatin e Sporteve “Shani Nushi” në Gjakovë, kryeministri dha zotimin se Gjakova do të ketë një stadium të ri të futbollit, më të mirin në Kosovë dhe mbështetje financiare për futbollistët e Vëllaznimit nuk do të mungoj”, ka thënë Gjini.
Sipas tij, në kohërat e vështira të Kosovës, vetëm një qytet ishte i veshur me petkun “Kuq e Zi” e ai ishte KF “Vëllaznimi”, i cili e mbrojti dinjitetin kombëtar.
“Andaj ne i kemi borxh qytetarëve të Komunës së Gjakovës dhe tifozëve Kuq e Zi, premtoi kryeministri Ramush Hardinaj”, ka thënë kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës.
Gjini të dielën në balotazh do të përballet me Mimoza Kusarin e Alternativës