Aktualisht janë 50 pacientë të shtrirë në" />

Raste të reja të përsonave të infektuar nga Fruthi

Raste të reja të përsonave të infektuar nga Fruthi

Numri i pacientëve të infektuar nga epidemia e Fruthit ka shënuar rënie, megjithatë ende po regjistrohen raste të reja.

Aktualisht janë 50 pacientë të shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK. Doktorët sqarojnë se kjo epidemi erdhi si pasojë e mosvaksinimit të fëmijëve, ndërsa apelojnë te prindërit që të imunizojnë fëmijët kundër fruthit.

Katër nga pacientët janë në gjendje të rëndë, kështu tha drejtori i kësaj klinike, Hamdi Ramadani, derisa bëri të ditur se kjo epidemi po shënon rënie graduale, raporton televizioni publik.

Ramadani sqaroi se kjo epidemi u përhap si pasojë e mosvaksinimit të fëmijëve, ku numri më i madh i të infektuarve i takon grupmoshave të vogla.

Nga fundi i qershorit deri tani janë regjistruar 800 pacientë të infektuar nga fruthi, ndërsa mbi katërqind janë trajtuar në Infektivë, kurse dy nga këto raste kanë përfunduar me fatalitet.

Numri më i madh i pacientëve është nga Lipjani dhe Fushë Kosova.