Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka kryer obligimin e tij qytetar.
Ai ka votuar në një nga qendrat e votimit në këtë qytet. Ai tha se pret që dhe gjithë prizrenasit të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votimit.
”Unë pres konfirmimin e fitores, që e kemi arritur në raundin e parë. Pres pjesëmarrje masovike të qytetarëve. Nuk pat vështirësi”, tha Totaj.