Agim Veliu voton me familjarët e tij

Agim Veliu voton me familjarët e tij

Kandidati për kryetar të komunës së Podujevës, Agim Veliu ka votuar bashkë me familjen e tij në një nga qendrat e votimit në këtë komunë.

Veliu pret dalje të madhe të qytetarëve për të votuar.

“Pres që qytetarët të dalin të votojnë, të përcaktojnë se kë dojnë për katërvjecarin e ardhshëm. Pres dalje të madhe të qytetarëve si herën e kaluar. Ky proces është më i lehtë më i qetë dhe të përfundoj më shpejtë”, ka thënë Veliu.