Kryetari aktual i Prishtinës që sipas rezultateve të Exit Poll-it të dy televizioneve kombëtare ka dalë të jetë fitues edhe i balotazhit karshi Arban Abrashit, ka dalë menjëherë me një konferencë për media bashkë me deputetin Dardan Sejdiu.
Por teksa priste gazetarët që të bëheshin gati për lidhje “LIVE” por nuk i pushonte telefoni.
“Mu blloku Viberi… Selimi që thojke”, ka thënë Ahmeti duke shkaktuar të qeshura tek Sejdiu dhe Yll Hoxha.
Selim Pacolli ka qenë kundërkandidati i Shpend Ahmetin në rundin e parë dhe e kishe nisur fushatën me thirrjen ndaj qytetarëve të Prishtinës që ti shkruajnë në “Viber” një platformë telefonike e komunikimit.
E pasi humbi garën, Pacolli e përkrahi Ahmetin që sipas rezultatit të Exitpoll-ve e ka mundur kandidatin Arban Abrashi./Insajderi.com