Kryetarja e deritanishme e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka pranuar humbjen e garës në balotazh me kandidatin e AAK-së, Ardian Gjini, por nuk e ka uruar atë për fitore, duke thënë se nuk ka qenë ai që ka bindur qytetarët e Gjakovës por dikush tjetër.
“Ka qenë një angazhim i madh i kryeminsitrit me vizita dhe premtime të ndryshme dhe ka qenë një aparaturë e madhe e investimit nga ana e Qeverisë në Gjakovë këto kohëve të fundit andaj edhe ka ndodhë ky rezultat”, ka thënë Kusari-Lila në KTV.
Sipas saj, Gjakova nuk ka zgjedhur Gjinin për kryetar por i ka besuar kryeminsitrit.
“Gjini nuk do të udhëheqë me komunë, por grupet e interesit”, ka thënë ajo./Insajderi.com