Universiteti i Gjilanit fillon studimet e nivelit master

Universiteti i Gjilanit fillon studimet e nivelit master

Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka”ka njoftuar se do të filloj për herë të parë me studimet master.

Përmes një komunikate për media Universiteti “Kadri Zeka” ka njoftuar se ka dy programe të studimit të nivelit master, programin E-Qeverisja dhe programin Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike.

Të dy këto programe janë në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, Juridik dhe Ekonomik të Universitetit “Kadri Zeka” dhe me Universitetin “Ukshin Hoti” dhe “Haxhi Zeka”.

Universiteti ‘Kadri Zeka’ në Gjilan do të fillojë për herë të parë me studimet Master në Gjilan. /Insajderi.com