Seanca gjyqësore për lëndët “Trust” dhe “300” në Gjykatën Penale në Shkup

Seanca gjyqësore për lëndët “Trust” dhe “300” në Gjykatën Penale në Shkup

Në Gjykatën Penale të Shkupit sot duhet të mbahen seanca gjyqësore për lëndët e Prokurorisë Speciale “Trust” dhe “300”.

Në lëndën “Trust” i dyshuari i parë është biznesmeni Sead Koçan së bashku me dy persona fizik dhe tre persona juridik, mes të cilëve edhe drejtuesit e firmave “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” nga Studeniçani për pjesëmarrje në tenderët e ELEM-it, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në lëndën “300” i akuzuar është ish-zv.ministri për Punë të Brendshme, Gjoko Popovski, për keqpërdorime të detyrës zyrtare në lidhje me blerjen e 300 makinave për policinë.

Ai akuzohet se ka dëmtuar buxhetin për 435 mijë euro. Në këtë lëndë sipas vendimit të Gjykatës së Apelit, “bombat” do të përdoren si dëshmi./