Peja bëhet me sistem të ri elektronik për shërbime tatimore

Peja bëhet me sistem të ri elektronik për shërbime tatimore

Komuna e Pejës kishte planifikuar që gjatë verës të shtonte një shërbim të ri elektronik për qytetarët për nxjerrje dokumentesh.

Konkretisht për shërbime të tatimit në pronë, me një lloj aparati elektronik si e-kiosku, por më i vogël dhe i quajtur “dokumat”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mirëpo deri tashti ky shërbim i potencuar nga Komuna në muajin maj ende nuk është funksionalizuar.

“Besoj që këtë vit na i sjellin se i kanë edhe disa fonde të pashpenzuara të këtij viti”, thotë drejtori komunal i Financave, Jeton Abazaj.