Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haksuka, i cili prin në Komunën e Prizrenit pas publikimit të rezultateve preliminare të KQZ-së, i ka kërkuar kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, që “t’i largoj duart nga Prizreni”.
Haskuka e ka cilësuar të panevojshme kërkesën për rinumërim të votave në Prizren nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
“Në Prizren në çdo klasë PDK i ka pas nga 2 vëzhgues dhe nga 5 komisioner (PDK, AAK, KDTP, VAKAT, NDS) asnjëri nga ta nuk raportoi asnjë parregullsi me 19 Nëntor. Tash kuptuan që humbën Prizrenin e po del Blerand Stavleci e Kujtim Gashi dojnë rivotim!?”, ka thënë Haskuka, përmes një postimi në Facebook.
“Votuesit në Prizren kanë vendos: Klanin Pronto te shpija. Blerand e Kadri hiqni duart prej Prizreni dhe shkoni te shpia. Hajt rrugë të mbarë”. /Insajderi.com
Në Prizren në çdo klasë PDK i ka pas nga 2 vëzhgues dhe nga 5 komisioner (PDK, AAK, KDTP, VAKAT, NDS) asnjëri nga ta nuk…
Posted by Mytaher Haskuka on Tuesday, 21 November 2017