Haskuka thotë se ka një problem me rinumrimin e votave në Prizren

Haskuka thotë se ka një problem me rinumrimin e votave në Prizren

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Mytaher Haskuka ka publikuar një deklaratë, e cila sipas tij është prova e vetme e PDK-së për rinumrimin e votave në Prizern.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facbook ka thënë që nuk mund të bëhët rinumrimi i votave pa përfunduar numrimi i  tyre.

“Kjo është “prova” e vetme e PDKsë dhe PRONTO PZAPsë për rinumrimin e votave në Prizren.
A mendoni që një deklaratë e tillë është e mjaftueshme?
Po më interesante pse u ndal numrimi i votatve me kusht dhe të diasporës? Pse Klani PRONTO po frigohet përfundimit të numrimit për Prizren dhe Prishtinë?
Si mund të bëhet rinumërimi pa u bë përfundimi i numrimit të votave?
Vetëm disa nga pyetjet për “gazetarë” dhe “analistë”.”, ka shkruar Haskuka.