Tashmë janë numëruar të gjitha votat me kusht dhe me postë për Prizrenin. Kryetar i ri i komunës së Prizrenit do të jetë kandidati i Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka.
Edhe pse kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj ishte në epërsi tek votat me kusht, prapë se prapë nuk ia doli të ndryshojë rezultatin.
Për dallim nga votat me postë që i mori Lëvizja Vetëvendosje me kandidatin e saj Mytaherë Haskukën, tek votat me kusht prinë PDK-ja.
Kur janë numëruar votat nga pesë tavolina, Totaj prinë me 452 vota karshi Mytaher Haskukës nga Vetëvendosje që ka 385 vota.
Diferenca në rezultatet preliminare ka qenë 329 vota.