Zbulohet shtatorja e Adem Jasharit në Lipjan

Zbulohet shtatorja e Adem Jasharit në Lipjan

Në qytetin e Lipjanit gjatë ditës së sotme, me rastin e shënimit të 105 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, është zbuluar shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari.

Në këtë ceremoni morën pjesë, përveç kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, edhe nipi i Adem Jasharit, kreu i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, Rifat Jashari e zyrtarë të LDK-së.