Zëdhënësja e BE-së tregon kushtin për përfshirjen e SHBA-ve në dialog

Zëdhënësja e BE-së tregon kushtin për përfshirjen e SHBA-ve në dialog

Zëdhënësia e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, ka deklaruar për Tanjug se formati i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të ndryshojë nëse të dy vendet nuk janë dakord.

“BE është një ndërmjetës në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës. Në të dyja anët do të bien dakord për përmbajtjen, formatin, shpejtësinë dhe rendin e ditës”, ka thënë për Tanjug Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Komisionit Evropian.

Këto komente Kocijançiq i ka bërë pas kërkesës së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt për përfshirjen e Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi.