Nënkryetari i PDK-së, Rexhep Hoti është i njohur për deklaratat servile ndaj liderëve të PDK-" />

Rexhep Hoti: Unë jam idealist, politika është një pushtet faqezinjsh

Rexhep Hoti: Unë jam idealist, politika është një pushtet faqezinjsh

Nënkryetari i PDK-së, Rexhep Hoti është i njohur për deklaratat servile ndaj liderëve të PDK-së, ish-kryetarit Hashim Thaçi dhe liderit të tanishëm Kadri Veseli, por së fundmi duket se ka ndryshuar qëndrim.

Në legjislaturën e re, Hoti nuk është as deputet e as pjesë e Qeverisë, dhe si duket tash ka kohë më shumë që të shkruaj poezi. Shumë të tilla i ka postuar në Facebook.

Në njërën prej tyre, e titulluar “Fuqia e të paditurve” e publikuar me 20 nëntor, ai flet për politikën.

Por për dallim prej herave të tjera kur ai lavdëronte liderët, tash ka lavdëruar vetën.

Unë jam idealist në politikë,
Pavarësisht se kam pakt me ligësinë

Ndërsa në fillim të poezisë jep një epitet për politikanët edhe pse vet është i tillë.

Politika është gjithmonë një kërcënim për lirinë!
Është thjesht një pushtet faqezinjsh,
E shpikur prej ligësisë që në kohërat parake;

Se cili ka qenë inspirimi i Hotit për ta shkruar këtë poezi nuk dihet, por shihet se ai është i inatosur goxha shumë me politikën./Insajderi.com

Rexhep Hoti – Fuqia e të paditurve!Politika është gjithmonë një kërcënim për lirinë!Është thjesht një pushtet…

Posted by Rexhep Hoti on Monday, 20 November 2017