Presidenti ka blerë veturë “Audi” – Zonja e Parë mbetet pa “Passat”

Presidenti ka blerë veturë “Audi” – Zonja e Parë mbetet pa “Passat”

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është bërë me veturë personale. Ka blerë një “Audi”. Në deklarimin e pasurisë për vitin 2017 presidenti ka deklaruar se e ka blerë këtë veturë me paratë e kursimeve.

Vlera e kësaj veture, tipi i të cilit nuk tregohet, është 15 mijë euro, raporton Insajderi.

Por teksa presidenti, ka blerë veturë, Zonja e Parë, Lumnije Thaçi, e cila në deklarimin e pasurisë së vitit 2016 shënohej se kishte një veturë “VW Passat” nga kursimet në vlerë prej 9 mijë eurosh, nuk është në deklarimin e pasurisë së këtij viti, raporton Insajderi.

Në formularin e pasurisë së këtij viti, presidenti nuk e ka shënuar veturën e Zonjës së Parë. Në këtë formular ka edhe disa ndryshime të tjera për të cilat do të raportojë Insajderi./Insajderi.com