Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda ka ngritur aktakuzë kundër personit I. M., për shkak se ka kryer veprën penale “vrasje në tentativë” dhe veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve”.
“Sipas aktakuzës, i akuzuari më 08.11.2017 në lagjen Arbana në rrugën “Beteja e Pashtrikut”, I. M. pas një mosmarrëveshje paraprake lidhur me një çështje pronësore të pazgjidhur, me dashje ka tentuar ta privon nga jeta të dëmtuarin A. A., në atë mënyrë që me armë të zjarrit-pistoletë nga një distancë prej 1-1.5 metër ka shtënë në drejtim të dëmtuarit në pjesën e stomakut duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në njoftim.
Prokuroria thotë se me këto veprime I. M. ka kryer veprën penale “vrasje në tentativë” dhe veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve”.