“Shteti i jep 1.5 miliardë euro Bechtel Enkas, kompania nuk garanton as kushtet minimale”

“Shteti i jep 1.5 miliardë euro Bechtel Enkas, kompania nuk garanton as kushtet minimale”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli, ka thënë se askush nuk po i mbron të te drejtat dhe jetën e punëtorëve te Kosovës.

“Askush nuk mbron te drejtat dhe jetën e punëtorëve te Kosovës dhe deri tani në ndërmarrjen Bechtel & Enka e cila ka marrë më shumë se 1.5 Miliad Euro nga buxheti i Kosovës kanë humbur jetën 4 punëtorë”, ka thënë Topalli.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Qeveritë e Kosovës që kanë nënshkruar marrëveshje me këtë kompani nuk kanë ndërmarr asnjë masë për tu zbatuarr Ligji i Punës.

“Qeveritë e Kosovës që kanë nënshkruar marrëveshje me këtë kompani nuk kanë ndërmarr asnjë masë për tu zbatuarr Ligji i Punës, por as për të vendosur mekanizma shtesë që në raste fatëkeqësia të mbrohen të drejtat e tyre dhe familjeve që ata lënë pas”, ka thënë Topalli.

Topalli ka thënë se fatkeqësitë e shumëta tregojnë se ka mungesë të sigurisë në punë.

“Në këtë ndërmarrje punëtorët kanë vetëm dy ditë të lira gjat muajit. Fatkeqësitë e shumta tregojnë që ka mungesë të masave të sigurisë dhe mbingarkesë në punë. Më e rënda është që familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre, apo ata që janë lënduar gjatë punës mbesin pa pensione. Tî japësh nga buxheti i Kosovës mbi 1.5 Miliardë Euro dhe të mos kujdesesh as minimalisht për qytetarët e vendit tonë është papërgjegjësi totale dhe shkelje e të drejtave elementare të njeriut”, ka thënë ai.